Telegrafi

Mediat serbe: Krkic, sherri i Kosovës nuk mund të luajë për Serbinë (Foto)

Bojan Krkicit nuk i është lejuar të luajë për kombëtaren serbe.  

E gjithë kjo pasi që futbollisti ka luajtur në një ndeshje kualifikuese për Spanjën kundër Armenisë.

Megjithëse rregulloret thonë se një futbollist nuk mund të ndërrojë kombëtaren nëse ka luajtur për në tjetër të tillë në takimet zyrtare, mediat serbe kanë gjetur si gjithmonë një fajtor tjetër rreth kësaj çështje, transmeton Telegrafi.

Ato po fajësojnë Kosovën për mos lejimin e ish-futbollistit të Barcelonës të luajë për Serbinë, pasi edhe shtetit tonë FIFA nuk u lejoi Granit Xhakës, Valon Behramiy, Shani Tarashajt dhe Xherdan Shaqirit.

Kujtojmë se një futbollist mund të ndërrojë kombëtaren nëse nuk ka luajtur për përfaqësuesen A dhe ndeshje miqësore për ekipin e parë.

Serbia shpreson që Katalonia të ndahet prej Spanjës, atëherë Krkic mund të luajë për shtetin serb pasi që në këtë formë ai mund të zgjedh mes tyre, Katalonisë dhe Spanjës. /Telegrafi/

Kjo mund