Trepça ’89 do të hyjë në histori si ekipi i parë i Kosovës që do të luajë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Klubi i Mitrovicës dy xhiro para përfundimit të kampionatit siguroi titullin dhe ka marrë licencën për garat evropiane.
Mediat kroate i kanë bërë jehonë të madhe kësaj ngjarje duke thënë se ekipet kosovare do t’i shohim në garat evropiane për klube pas përfaqësueses së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Paraqitjen e parë Trepça ‘89 do të ketë më 27 ose 28 qershor në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Rivalët e mundshëm të ekipit kosovarë mund të jenë The New Saints (Uellsi), Linfield (Irlandës e Veriut), me Vikingur (Ishujt Faroe), Santa Coloma (Andorra) dhe Hibernians (Malta).
Federata e Futbollit e Kosovës vitin e kaluar është pranuar në UEFA dhe FIFA, por ish-kampioni dhe fituesi Feronikeli, gjegjësisht Prishtina nuk kanë marrë leje për të luajtur në kupat evropiane për shkak se nuk përmbushën kriteret e UEFA-s. /Telegrafi/