Telegrafi

Mediat italiane: Brenda disa orëve, Mou merr drejtimin e Unitedit

Sky Sports Italia raporton se brenda disa orëve Manchester Untiedit do të bëhet me trajner të ri.

Jose Mourinho do të merr drejtimin e skuadrës së Old Traffordit, i cili drejtoi deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Chelsean.

Karrigia e trajnerit aktual të Unitedit është luhatur pasi që vështirë që besohet se Djajtë e Kuq do të arrin të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

United aktualisht zë vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, përkatësisht ka dy pikë më pak se Manchester City, ndërsa deri në përfundim të kampionatit ka mbetur edhe një ndeshje.

Megjithatë, United do të takohet me Crystal Palace në finalen e FA Cup në Wembley.

Mourinho raportohet se ka nënshkruar gjatë muajit shkurt një parakontratë me Ed Woodward, ndërsa zyrtarizimi i saj pritet të bëhet brenda një kohe të shkurt. /Telegrafi/