Site icon Telegrafi

Mediat gjermane shkruajnë për deklaratën e Munishit: Milot Rashica pritet të kalojë te Dortmundi

Milot Rashica është duke shkëlqyer në këtë sezon të Werder Bremeni dhe shumë skuadra janë të interesuar për të.

Ismet Munishi ka zbuluar në ‘Duelin Sportiv’ të RTV Dukagjinit se ylli vushtrrias shihet si zëvendësues i Jadon Sanchos te Borussia Dortmundi e që për këtë ka raportuar edhe mediumi gjerman Fussball Transfers.

“Milot Rashica nga disa informacione të fundit, mendoj se do të transferohet në Borussia Dortmund. Ai shihet si zëvendësues i Sanchos, i cili pritet të shitet. Miloti do të përshtatej shumë në Dortmund pasi që tashmë e njeh ligën. Është një ambient fantastik në Dortmund dhe mendoj se do të shkëlqente”, ka thënë ai në emisionin.

Ismet Munishi (Foto: Dukagjini/YouTube)

Kujtojmë se Munishi ishte trajneri i cili i dha Rashicës hapësirë që në moshën 16-vjeçare te Vushtrria.

Lexo po ashtu Transfermarkt: Rritet ndjeshëm vlera e Milot Rashicës

Rashica dhe Munishi e kanë fituar titullin kampion në Kosovë në vitin 2013. 23-vjeçari po shkëlqen në tash e dy vjet në Werderi ku kaloi nga Vitesse e Holandës derisa vlera e tij në treg po vlerësohet 35 milionë euro.

Në anën tjetër, Jadon Sancho pritet të rikthehet në Angli, aty ku kërkohet nga Chelsea e Manchester United për një shumë rreth 120 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version