Mediat më të madhe botërore kanë raportuar pas vendimit të UEFA-s për ta anuluar ndeshjen mes Dritës dhe Lindfieldit.
Ndeshja parashihej të zhvillohej në Nyon të Zvicrës, në “Colovray Stadium” nga ora 18:00 në pas ditën e sotme dhe ishte e vlefshme për finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Por, për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra kosovare, ndeshja është anuluar nga autoritetet zvicerane të shëndetësisë.
Mediumi i famshëm britanik “Mirror.co.uk” ka raportuar në lidhje me këtë çështje derisa ka shkruar: “UEFA mund të konfirmojë se ndeshja e Ligës së Kampionëve është anuluar pas rasteve pozitive me coronavirus. Ndeshja mes Lindfieldit dhe Dritës e paraparë të luhej më 11 gusht. UEFA tani mund ta diskualifikojë Dritën nga garat”.
Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe “BBC”: “Ndeshja e Lindfieldit anulohet pas problemeve me COVID-19 te kundërshtari kosovar. Rregullorja e UEFA-s sugjeron se Drita mund të diskualifikohet nga garat”.
Nga ana tjetër, “Eurosport” ka shkruar: “Ndeshja e Dritës është anuluar pas rasteve pozitive me COVID-19”.
“MiddletownPress” shkruan: “Rastet me coronavirus te klubi kosovar shtynë ndeshjen e Ligës së Kampionëve”.
Të shumta kanë qenë mediat që kanë reaguar për anulimin e ndeshjen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/