Novi Sadi u trondit gjatë ditës së djeshme kur streha prej betoni e Stacionit Hekurudhor u shemb dhe ka rënë mbi njerëzit. Të paktën 14 persona humbën jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme.
Nevoja që mediat e regjimit në Serbi, pas tragjedisë së tmerrshme të djeshme në Novi Sad, të vënë në plan të parë pretendimin se “vetëm mbulesa e stacionit hekurudhor nuk ishte objekt rindërtimi”, ishte fyese dhe e dyshimtë në vetvete, shkruan index.hr.
Diskutimi në publik u orientua në një rrugë manipuluese, duke shtruar pyetjen pse nuk u rindërtua në 60 vitet e fundit që nga ndërtimi i stacionit?
Korrespodenti i Evropës së Lirë, Momcilo Gjuriq kujtoi kohën kur ka lëvizur nëpër atë zonë dhe ka shfrytëzuar shërbimet e trenit “Soko” në linjën Novi Sad – Beograd, veçanërisht në maj të vitit 2024. Atij i mjaftoi të rifreskojmë kujtesën dhe publikojë fotografi dhe video të gardhit, skeleve dhe punëtorëve që punuan në rindërtimin e pjesës së shembur.
Muri i jashtëm, ballor prej xhami, i cili për 60 vitet e fundit ka mbajtur peshën e një strukture të rëndë prej betoni dhe hekuri, gjë që sipas mendimit të arkitektëve nuk ka qenë një zgjidhje e mirë për të cilën askush nuk do të merrte vendimin sot, ka qenë subjekt i ndërhyrjeve jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda gjatë procesit të rikonstruksionit.
Nga ana e brendshme, atij i është “shtuar” një galeri me kate, e cila nuk ka qenë pjesë e projektit fillestar, por gjatë muajit maj të këtij viti, mbi strehën janë shtuar elemente të reja që mund të kenë prishur statikën fillestare të projektit.
U hap me pompozitet, u mbyll në heshtje Më konkretisht, strehës i është shtuar një tra anësor dhe pllaka mermeri, pa llogaritur momentin statik shtesë, që mund të ketë shkaktuar dobësimin e kabllove dhe të çonte në tragjedi.
Duhet të kihet parasysh që për 60 vjet me shumë mundësi ka ndodhur edhe “lodhja e materialit”, veçanërisht duke marrë parasysh që hekuri dhe betoni i ekspozohen korrozionit dhe kalbjes, për shkak të ndryshimeve klimatike, shiut dhe ndikimeve të tjera kimike e fizike në materiale.
Banorët e Novi Sadit shqetësohen edhe nga fakti që stacioni hekurudhor është hapur dy herë me bujë dhe më pas është mbyllur në heshtje për të vazhduar punimet.
Zemërimin e shton edhe përmendja e kompanive kineze me të cilat Serbia nuk ka kontrata transparente, ndërkohë që këto kompani janë ndër më të pranishmet në realizimin e projekteve kapitale në Serbi. /Telegrafi/