Krasimir Balakov pritet të jetë trajner të ri i ekipit të Gostivarit, i cili garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bën të ditur portali i specializuar në gjuhën turke “Balkan Futbolu”, ka shkruar media bullgare BTA, transmeton Telegrafi.
“Ekipi i Maqedonisë së Veriut, Gostivari është në negociata me Krasimir Balakov për postin drejtues”, thuhet në shkrimin e portalit turk.
Ekipi i Gostivarit mbështetet nga sponsorë turq, ndërsa president i klubit është Enes Usta.
Aktualisht skuadra e Gostivarit mban pozitën e tretë në renditje me 17 pikë, 2 më pak se lideri Rabotniçki dhe një më pak nga e dyta Shkëndija e Tetovës.
Skuadra e Gostivarit deri më tani nuk ka asnjë disfatë, ka katër fitore dhe pesë barazime në 9 ndeshje, por pavarësisht kësaj, trajneri i mëparshëm Muarem Muarem është larguar nga posti.
Siç dihet, Krasimir Balakov si trajner drejtoi skuadrën Lokomotiv Sofja. Nën drejtimin e tij Lokomotiva shpëtoi nga rënia në kategorinë e dytë.
Balakov ka qenë një lojtar i madh bullgar, duke bërë karrierë në klube si Sporting Lisbona dhe Stuttgart.
Si trajner ka drejtuar klube si St Gallenn, Grasshoppers, Kaiserslautern, Litex Lovech, Hajduk Split, ndërsa ishte edhe përzgjedhësi i Bullgarisë.
/Telegrafi/