Nuk ka kaluar pa u komentuar rikthimi burrëror i Zvicrës së katër shqiptarëve edhe nga mediat angleze.
Pikërisht ylli i Ligës Premier, Xherdan Shaqiri ishte top performuesi në duelin që u zhvillua në Kaliningrad.
Aty Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy gola fantastik për të tronditur Serbinë dhe duke ja prerë biletën drejt shtëpisë.
The Independent e cilëson këtë fitore të Kosovës.
“Shaqiri dhe Xhaka ja sigurojnë fitoren Zvicrës – dhe Kosovës”, është titulli i prestigjiozes britanike.
The Sun e cilëson festimin me shqiponjë si një gjest drejtuar Serbisë.
Kurse, Guardian e vlerëson këtë një tronditje që Shaqiri ja bëri Serbisë në fund të takimit.
Zvicra vulos kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.
/Telegrafi/