Telegrafi

Mediat angleze: Dënimi i Manchester Cityt mund të pezullohet, në pritje të vendimit të CAS

Manchester City. (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

Mediat angleze raportojnë sot se dënimi i Manchester Cityt me ndalim të pjesëmarrjes në garat evropiane për dy sezone nga UEFA, mund të pezullohet në ditët në vijim, në pritje të vendimit të Apelit.

Klubi anglez ka apeluar dënimin e ashpër të qeverisë evropiane të futbollit, por duke qenë se vendimi i apelit mund të vonojë jo pak, nuk përjashtohet skenari që vendimi të pezullohet përkohësisht.

Ferran Soriano, drejtues te Manchester City i quajti akuzat e UEFA-s si të sajuara dhe të pavërteta.

Ai u shpreh i bindur se anglezët do të gjejnë drejtësi në CAS, por nuk e përjashtoi mundësinë e pezullimit të vendimit përkohësisht.

“Akuzat ndaj nesh janë false dhe tërësisht të pavërteta”.

Pep Guardiola. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Jemi të bindur që do të fitojmë drejtësinë në CAS, por shpresoj që kjo të marrë fund sa më shpejt, pasi kemi nevojë të planifikojmë afatin kalimtar”, ka thënë Soriano. /Telegrafi/