Site icon Telegrafi

Me zink kundër barkqitjeve

Studimi i cili është realizuar në Azi, Amerikë Jugore dhe Afrikë, ka treguar se zinku zvogëlon kohëzgjatjen e barkqitjeve.

Barkqitja është shkaktar i shpeshtë i vdekjes te fëmijët e moshave ndërmjet gjashtë muaj dhe pesë vjet në vendet në zhvillim.

Zinku është mineral i cili ka rol të rëndësishëm në zhvillim e trupit si edhe në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe atij imun. Burimet kryesore të zinkut janë mishi i kuq, peshku dhe produktet e qumështit.

Exit mobile version