Site icon Telegrafi

Me verë kundër artritit

Shkencëtarët nga instituti i njohur suedez, Karolinska, kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë pirë alkool me rregull kishin qenë më pak të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjes e cila i dëmton nyjat.

Hulumtimi është bazuar në 2.750 pjesëmarrës të cilët kanë dhënë informata për mënyrën e tyre të jetesës dhe kanë dhënë mostrat e gjakut për të testuar predispozitën gjenetike për artrit.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin qenë duhanpirës dhe të cilët kishin antitrupa të cilët janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje, kishin pasur dobi shumë më të madhe nga efekti mbrojtës i alkoolit.

Exit mobile version