Në një intervistë dhënë organizatës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Njerëzit për trajtim etik të kafshëve” (PETA), McCartney ka thënë se industria globale e mishit është ndotës i madh i mjedisit.
“Ndryshimi më i madh të cilin secilin mund ta bëj në jetën e tij është që të bëhet vegjetarian’, ka thënë McCartney, një vegjetarian shumëvjeçar dhe lobist i vegjetarianizmit.
“Dua t’u bëj apel njerëzve të mendojnë për këtë hap të thjeshtë në mënyrë që t’i ndihmohet mjedisit tonë të çmuar dhe ta ruajmë atë për fëmijët e së ardhmes”.
McCartney ka tërhequr vëmendjen se industria e mishit ka rol të madh në ndryshimet klimatike dhe ka shprehur keqardhje që shumica e organizatave për mbrojtjen e mjedisit, në mesin e prioriteteve të tyre, nuk e theksojnë vegjetarianizmin.
“Është për tu çuditur se shumica e organizatave për mbrojtjen e mjedisit e lënë anash opsionin e vegjetarianizmit nga gjërat e tyre kryesore për luftimin e ngrohjes globale”, ka thënë ai.
Raporti i Kombeve të Bashkuara për vitin 2006 ka vërtetuar se kultivimi i gjedheve shkakton më shumë gazra të serave sesa trafiku.