Gjatë një studimi pesëvjeçar ku kanë marrë pjesë mbi 1.000 pacientë me sëmundje koronare të zemrës, shkencëtarët kanë përcjellë ndikimin e aktivitetit fizik në përmirësimin e simptomave të depresionit dhe atyre të zemrës te këta pacientë.
Rezultatet kanë treguar se personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanë simptoma depresive, mund ta përmirësojnë dukshëm shëndetin e tyre nëse merren rregullisht me aktivitet fizik.