Site icon Telegrafi

Më të lumtur janë njerëzit që kurrë nuk kërkojnë falje?

Nga pjesëmarrësit në hulumtim kanë kërkuar të kujtojnë gjërat e këqija që i kanë bërë, nga ato më të voglat, si marrja e të drejtës së përparësisë në rrugë e deri te ato të mëdha si vjedhja. Pastaj i kanë pyetur nëse kanë kërkuar falje për ato gjëra dhe si janë ndier pastaj. Hapi i fundit ka qenë shkrimi i emailit me kërkimin e faljes ose refuzimin për të kërkuar falje.

Nëse jeni prind, me siguri i keni thënë fëmijës suaj që duhet të kërkojë falje për t’u ndier më mirë. Megjithatë, ajo çfarë kanë zbuluar shkencëtarët është që efekti i kërkimfaljes është në fakt i kundërt.

Emailat në të cilët pjesëmarrësit e hulumtimit kanë refuzuar të kërkojnë falje i kanë bërë që të ndihen shumë më mirë se ata pjesëmarrës që kanë pranuar prapësinë dhe kanë marrë përsipër fajin. "Kur refuzoni të kërkoni falje, me këtë gjë në fakt ndiheni që keni fituar më shumë autoritet. Kjo fuqi dhe kontroll rrit ndjenjën e vlerës suaj", ka theksuar Tyler G. Okimoto nga Universiteti Queensland në Brisbane në Australi.

Është ironike, pohon Okimoto që njerëzit të cilët kanë refuzuar të kërkojnë falje kanë përfunduar me ndjenjë më të fortë të integritetit. Kështu që, herën tjetër kur t’u thoni fëmijëve tuaj të thonë "më vjen keq" apo "më fal", sepse do të ndihen më mirë pas kësaj, ndoshta nuk jeni duke ua thënë të vërtetën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version