Site icon Telegrafi

Më shumë arsye për ta lënë duhanin

Një studim i realizuar nga Universiteti i Oslos dhe Instituti norvegjez për shëndetësi publike, ka treguar se joduhanpirësit jetojnë më gjatë dhe janë shumë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me duhanpirësit.

Studimi, i cili ka zgjatur tre dekada, ka treguar se 45% nga meshkujt duhanpirës të cilët ishin paraqitur në vitin 1974 kanë vdekur deri në fund të studimit (2004), ndërsa kanë vdekur vetëm 18% nga meshkujt joduhanpirës me moshë të ngjashme, të cilët ishin paraqitur vullnetarë në studim.

Exit mobile version