Telegrafi

Më shpesh divorcohen çiftet me një fëmijë

Çiftet martesore që kanë vetëm një fëmijë kanë 30% gjasa më të mëdha për t’u shkurorëzuar në krahasim me çiftet që kanë më shumë fëmijë ose nuk kanë asnjë.

Hulumtimi po ashtu ka treguar se numri i shkurorëzimeve ka filluar të rritet gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar

Edhe pse disa religjione paralajmërojnë se shkurorëzimet e shpeshta rrezikojnë familjen si themel i shoqërisë njerëzore, ekspertët pohojnë se numri i divorceve nuk është aq i madh sa mendohet dhe se njësia bazë e shoqërisë-familja nuk është në rrezik. /Telegrafi/