Site icon Telegrafi

Me shpejtësi 396 km/h në rrugë publike (Video)

Arritja e shpejtësisë deri në 400 km/h në ditët e sotme nuk është problem për hiper-veturat, mirëpo është vështirë të gjesh rrugë aq të gjatë, të drejtë dhe të rrafshët për të vozitur në këtë shpejtësi.

Njëherësh nuk duhet të shkelen rregullat e komunikacionit, ndërkohë që i vetmi vend në botë ku mund të vozisni pa kufizime është autostrada gjermane – Autobahn (por, vetëm në disa pjesë të caktuara).

Megjithatë, shoferi i një Bugatti Veyron Super Sport Pur Blanc ka arritur që të arrijë shpejtësinë maksimale të kësaj veture në rrugën publike ‘Highway 75’ në SHBA.

Për nevojat e garës ‘Sun Valley Road Rally’, organizatori e ka mbyllur rrugën për komunikacion, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundur të vozisin sa duan duke mos u shqetësuar për ligjin.

Përgjegjësia për rrezikun u mbetet vet atyre, duke qenë se në shpejtësi aq të madhe (396 km/h) dëmtimet më të vogla të rrugës mund të rezultojnë fatale për shoferin. /Telegrafi/

Exit mobile version