Site icon Telegrafi

Me refleksologji zgjidhni problemin me sinuset

Në qoftë se keni probleme me sinuset apo shpesh vuani nga dhembja e kokës, me gishtërinj ngadalë dhe fuqishëm bëjuni një presion gishtërinjve të të dyja këmbëve.

Me këtë metodë do t’i pastroni rrugët e hundës, por edhe do të liroheni nga dhembja e kokës, e cila mund paraqitet te këto pengesa.

Refleksologjia është shkathtësi e lashtë e shërimit, e cila bazohet në parimin e zonave refleksive në shputa, në shuplaka dhe në veshë, të cilat u përgjigjen të gjitha pjesëve të trupit, organeve dhe gjëndrave, transmeton Telegrafi.

Po sinuset çfarë janë?

Sinuset janë hapësira, gropëza të mbushura me ajër brenda kockave të fytyrës sonë dhe që hapen deri në zgavrën e hundës.

Ato janë të veshura me të njëjtën membranë si ajo e hundës që quhet membranë mukoze. Kjo membranë prodhon sekrecione të quajtura “mucus”, që shërbejnë për të ruajtur të lagështa hapësirat e hundës, por shërben gjithashtu si barrierë për mikrobet e shumta.

Shenja më e shpeshtë dhe pothuaj e njohur nga të gjithë është dhimbja e kokës, si në sinusitet akute ashtu edhe në ato kronike.

Kjo shoqërohet edhe me dhembje të fytyrës pikërisht në varësi të lokalizimit të sinuzitit. Për shembull në rastin e sinusitit frontal dhimbja është mbi vetullat, në ballë, në rastin e sinusitit maksilar dhimbja për qëndrohet mbi mollëzat e faqeve, në sinuzitet etmoidale dhimbja përqendrohet prapa zgavrës së hundës dhe kur kemi sinusite sfenoidale kemi dhimbje prapa syve.

Dhimbjet janë të forta në formë presioni, shtypjeje, zakonisht fillojnë në njërën anë dhe pastaj përparon në të dy anët.

Dhimbja e kokës shoqërohet me shkarkime sekrecionesh të trasha, me ngjyrë të verdhë ose jeshile, mund të ketë rrema gjaku dhe janë me erë të keqe.

Dhimbjet kokës mund të ngatërrohen edhe me migrenën, por sinusitet në përgjithësi shoqërohen me sekrecione të trasha nasale, ndërkohë që kjo mungon te migrena.

Përgjithësisht sinusitet trajtohen dhe prognoza e përgjithshme është e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version