Telegrafi

Me plugin kundër përcjelljes

Sipas informatave të cilat prezantojnë ish të punësuarit e kompanisë, Google bën krejt çfarë është e mundur që të mbledh sa më shumë informata të jetë e mundur për çdo kënd, ashtu që të jetë sa më preciz me reklamat individuale. 

Autorët e faqes Disconnect.me sqarojnë se Google e ka tepruar me përcjelljen dhe se në të vërtetë duhet mbrojtur privacinë duke e parandaluar Google dhe të tjerët të na përcjellin. Kompania ofron një plugin pa pagesë për shfletuesit Chrome, Firefox dhe Safari e cila mundëson ndaljen e Google, Yahoo dhe Twitter dhe Facebook që të përcjellin shfletimin tuaj të faqeve. 

Kompania është nisur nga ish të punësuarit e Google, të cilët sipas pohimeve njohin mirë parimet e punës së kompanive të lartcekura, ndërsa dëshirojnë që të ia kthejnë shfrytëzuesve “dyzginat” e privacisë së tyre. /Telegrafi/