Studimet e fundit kanë treguar se gratë e shëndosha kanë më shpesh sulme nxehtësie dhe djersitje gjatë natës, krahasuar me femrat me masë normale trupore. Kjo shpjegohet me sasinë më të madhe të indit yndyror, që ndikon në të ashtuquajturat simptoma vazomotore të menopauzës.
Estrogjeni më i paktë në menopauzë, pengon funksionimin e qendrës termorregulluese në tru, dhe rezultat janë të ashtuquajturat afshe të nxehta, ndërsa gratë me më shumë ind yndyror vështirë e zgjidhin këtë nxehtësi, pasi që indi yndyror është një izolues i nxehtit.
Përveç arritjes së peshës trupore, për lehtësimin e afsheve, preferohet edhe ulja e konsumimit të alkoolit dhe ndërprerja e pirjes së duhanit.