Telegrafi

Me një klikim mund të bëheni pjesë e reklamës së huaj

Fushata reklamuese e Facebook mund të shkaktojë pakënaqësi te shumica e përdoruesve të rrjetit shoqëror. Në fakt, nëse klikoni ‘like’ në ndonjërin nga produktet që reklamohen në Facebook, automatikisht për atë do të njoftohen miqtë tuaj.

E reja është se nga e premtja, Facebooku do t’u mundësojë reklamuesve që emrin dhe fotografitë tuaja t’i shfrytëzojnë në kuadër të reklamave të tyre, ashtu që do të mund të jeni reklamë e një produkti të huaj dhe atë duke mos e ditur fare.

Këtë qasje Facebookut ia mundëson polisa e privatësisë, të cilën secili përdorues e ka vendosur gjatë regjistrimit në këtë rrjet shoqëror.

Por është edhe ana pozitive, që nëse nuk dëshironi të jeni pjesë e reklamave të huaja, mund ta shmangni në këtë mënyrë: Në profilin tuaj klikoni në opsionin ‘Account’, pastaj ‘Account Settings’, pastaj në ‘Facebook Adverts’ ku duhet të klikoni opsionin ‘No One’. /Telegrafi/