Një studim pesëvjeçar i shkencëtarëve australianë, në të cilin janë përfshirë 600 pronarë të qenve, ka treguar se shëtitësit e qenve ecin shumë më tepër sesa ata të cilët nuk e nxjerrin qenin e tyre në shëtitje.
Të parët janë dukshëm më aktivë fizikisht, ndërsa shëtitja e qenit përbën 75 % të ecjes së përgjithshme të tyre.
Personat të cilët nuk i shëtitin qentë e tyre, zakonisht kanë qentë e vegjël të cilët nuk i motivojnë për të dalë dhe për të ecur.