Site icon Telegrafi

Më mirë i trashë sesa i dobët

Hulumtimi ka treguar që të pazhvilluarit janë në situatë shumë më të keqe, sepse përveç që janë të varfër kanë edhe pak kilogramë. Hulumtimi ka zgjatur gjashtë vjet, janë studiuar më shumë se 50 mijë amerikanë.

Në periudhën e sipërpërmendur udhëheqësi i ekipit prof. Anthony Jerant me bashkëpunëtorë kanë ardhur deri te të dhëna befasuese. Njerëzit të cilët janë kategorizuar si të ushqyer keq kanë pasur rrezik dyfish më të madh nga vdekja se ata normalë, ndërsa ata që ishin tepër të trashë, kanë pasur vetëm 1.26 për qind rrezik më të lartë.

Njerëzit e kategorizuar si të trashë ose mbipeshë nuk kanë fituar diabet ose tension të lartë aspak më shpesh se ata “normalë”. /Telegrafi/

Exit mobile version