Keni dëshirë të bisedoni, të shfryheni në momentin kur jeni duke shkuar në punë ose gjendeni në mes të trafikut kaotik dhe ndiheni vetëm?
Ky tip gruaje e fillon ditën duke i telefonuar mikeshave për t’i thënë të rejat e fundit, këtë mund ta bëj edhe kur është ulur në divanin e preferuar ose është zhytur në vaskën e banjës për t’u relaksuar.
Pak rëndësi ka kush është në linjën tjetër. E rëndësishme është që të flisni ju sa më shumë (e ngjashme me një monolog); këto biseda kanë të njëjtin funksion si të jesh tek psikologu, transmeton Telegrafi.
Çdo herë që duhet të marrë një vendim, kjo femër ka frikë se mos gabon dhe nuk di çfarë të bëjë. Për atë është e domosdoshme t’i tregojë pasiguritë kujtdo që është e gatshme ta dëgjojë.
Kush flet shumë shpesh mund të zbulojë gjëra personale, të cilat do të ishte më mirë t’i mbaj për vete. Sepse, nëse tregoni më shumë seç duhet, mund ta komprometojë përgjithmonë një raport ose mund të marrësh reagime të paparashikueshme.
“Nuk ka të bëjë aq shumë me atë se çka është thënë, sa ka rëndësi zëri. Kjo shpjegon pse femrat kalojnë kaq kohë në telefon”, ka thënë psikoterapistja Sally Stubbs. /Telegrafi/