Rruajtja intime, e njohur ndryshe edhe si “Hollywood Cut” është një sinjal i rëndësishëm seksual, shpjegon eksperti Jakob Pastoetter.
Gjatë ereksionit, penisi pa qime i mashkullit duket deri në një të tretën më i madh. Ndërkohë tek gratë, maja e klitorit duket më qartë.
Vetëm një e treta e meshkujve thonë se u pëlqen kur gratë nuk janë të rruajtura poshtë.
“Gjatë seksit oral, qimet janë shumë të bezdisshme,” shpjegon Pastoetter. “Natyrisht përvoja seksuale është më e mirë kur nuk ka rroba e as qime”.
Megjithatë, në Korenë e Jugut qimet pubike janë një simbol i pjellorisë. Aty gratë i mbjellin këto qime përkundrejt një pagese prej 2500 euro.
Kjo për shkak se një pjesë e mirë e grave nuk kanë qime të tilla.