Site icon Telegrafi

Me fëmijët duhet biseduar shpesh për seksin

Prindërit të cilët diskutojnë në mënyrë të kontrolluar me fëmijët e tyre në lidhje me temat tabu, siç është seksi, nuk do të kenë ndikim të madh te fëmijët e tyre. Përkundër tyre, ata të cilët praktikojnë tema të ndryshme për seksin dhe në biseda të ndara, do të kenë më tepër sukses për të krijuar një ide për mënyrën e qasjes së fëmijëve te tyre ndaj këtij fenomeni.

Sa më tepër që prindërit flasin me fëmijët e tyre aq më tepër forcohet lidhja ndërmjet tyre, dhe bëhen gjithnjë më të afërt.

Bisedat nuk duhet të bazohen vetëm në “siguri”, pubertet, evolucion dhe në sëmundje seksualisht të transmetuara, por të flitet edhe për masturbimin dhe ndjesinë e aktit seksual.

Sipas të dhënave, nënat flasin më tepër me fëmijët e tyre për marrëdhëniet seksuale sesa baballarët, dhe kjo është arsyeja pse fëmijët janë më të lidhur me nënën dhe ia besojnë më shumë sekrete asaj kundrejt babait.

Exit mobile version