Telegrafi

Me embrione të ngrira, një lindje më e shëndoshë

Dr. Ahmed Payasli
Specialist i Gjinekolog dhe Obstetër – IVF
Spitali Special “Bahceci”, Kosovë
tel. 049 263 222
email: apayasli@bahceci.com

IVF-a, apo in vitro fertilizmi, në 20 vitet e fundit pësoi ndryshime sidomos në zhvillimin e teknikës së ngrirjes dhe shkrirjes së embrionit, me ç’rast edhe rriten shanset për shtatzëni. Në të njëjtën kohë, studimet të cilat u bënë tek foshnjat të cilët lindën me embrione të ngrira në krahasim me foshnjat që lindën me embrione te freskëta, mesatarisht ishin më të rëndë për 253 gram dhe lindën për një javë e gjysmë më vonë.

Foshnjat që lindin me IVF normal (me embrione të freskëta) janë foshnje me peshë më të ultë, në krahasim me foshnjat që lindin nga embrionet e ngrira që do të thotë përpos që kanë peshë më të madhe kanë edhe qëndrueshmëri më të lartë që është një indikator i shëndetit më të mirë.

Për çiftin, një avantazh edhe ekonomik, edhe psikologjik

Ngrirja e embrioneve, tek fertilizimi in vitro është një metodë që minimizon rrezikun për shtatzëni të shumëfishtë.
Zakonisht deri në moshën 35 vjeçare varësisht prej embrioneve, transferohen një ose dy embrione, ndërsa deri në tre embrione kryesisht në moshat e mëvonshme. Po nëse pyetemi se çka ndodh me embrionet e mbetura? Në çfarë rrethanash ruhen ato?

Embrionet e mbetura ruhen në kontejnerë të veçantë, të ashtuquajtur tanke që janë të mbushur me azot të lëngshëm dhe mbretëron një temperaturë prej (-296 -320 shkallë). Kjo është një mundësi e mirë për çifte, një shans për të pasur fëmijë në periudha të ndryshme, pasi vetëm vendosën embrionet në mitrën e gruas. Ngrirja e embrioneve është një përfitim ekonomik dhe psikologjik i pacientit, sepse transferi i embrioneve të ngrira bëhet pa ndonjë trajtim të veçantë. Procesi i ngrirjes së embrionit është një procedurë që rrit normën e suksesit tek in vitro fertilizimi.

Një procedurë e tillë kërkon një ekip me ekspert të besueshëm, një teknologji të avancuar si dhe një institucion të përsosur. Normat rutinë për shtatzëni me embrione të ngrira tek fertilizimi in vitro dhe aplikimi i mikroinjektionit, zakonisht sillet rreth 40-45%. Pas marrjes së pëlqimit të çiftit për ruajtjen e embrioneve të mbetura, në spitalin tonë mund të ruhen deri në 5 vite.

Meqenëse ngrirja e embrioneve është në kuadër të procedurës së in vitro fertilizimit, në çfarë kohe duhet të pyetet çifti rreth ngrirjes së tyre?

Gjatë procedurës së IVF-së, ngrirja e embrioneve është një rutinë që sjell edhe një kënaqësi në punën e mjekut. Mjeku gjatë procedurës së punës, nëse e konsideron të nevojshme, vendos për ngrirjen e embrioneve. Kjo është individuale dhe ndryshon prej gjendjes së pacientit, në rend të parë është mbrojtja e qelizës vezë, rritja e cilësisë si dhe suksesit të shtatzënisë, dhënia e mundësisë për rritje të embrionit, sidomos në ato raste kur kemi rritje të ngadalësuar të embrionit. Nëse gjatë stimulimit të vezoreve vjen deri te zhvillimi i sindromës së hiperstimulimit të ovareve (mbi-ngacmim sindrome) dhe organizimi i nënës nuk është i qetë, ngrirja e embrioneve është zgjidhja më e mirë.

A është doçka tronditëse për nënën ngrirja e embrioneve?

Një institucion me përvojë, një sqarim i mirëfilltë i mjekut si dhe një besueshmëri e pacientit nuk do ta trondit nënën për ngrirje të embrioneve, sidomos një grua që për herë të parë do të bëhet nënë. Në fakt, nuk ka dallim në mes të embrioneve të ngrira dhe embrioneve të freskëta, këtu me rëndësi është procesi i ngrirjes dhe i shkrirjes. Embrioni mund të ngrihet në çdo fazë të zhvillimit të saj.

Sot, ngrirja e embrioneve me procedurë të shpejtuar (vitrification) në krahasim me procedurën e ngadalshme (slow) tregon një shkallë të suksesit më të lartë. Kur caktohet koha për transfer, embrionet e ngrira shkrihen me ç’rast ndërpriten të gjitha reaksionet kimike me azotin e lëngshëm ku ato gjinden dhe rifillon aktiviteti qelizor.
Në studimet eksperimentale,është konstatuar se embrionet e ngrira mund të ruhen për një kohë të gjatë në azot të lëngshëm deri në pesë vite.

Në cilat raste ngrihen embrionet?
1 – Embrionet të cilat mbesin në laborator pas procedurës së transferit
2 – Në rastet kur vjen deri te zhvillimi i sindromës së hiperstimulimit të vezoreve.
3 – Atëherë kur endometriumi nuk e arrin trashësinë e duhur për transfer të embrioneve.
4 – Nëse duhet të bëhet ndonjë intervenim kirurgjik në brendësi të mitrës.
5 – Gjithashtu embrionet para fillimit të trajtimit me kimioterapi në rastet e sëmundjeve me kancer.

Kohëzgjatja e embrioneve të ngrira
Në bazë të studimeve të bëra është konstatuar se nuk kemi efekte të dëmshme sa i përket në kohëzgjatjen e ruajtjes së embrioneve, përkundër saj ne mund të kemi një shtatzëni të shëndetshme. Megjithatë, në vendin tonë, në përputhje me rregulloren përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë, embrionet mund të ruhen të ngrira, ruajtur në azot të lëngshëm për 5 vite.

Ngrirja e embrioneve me metodën e vitrifikimit
Metoda me Vitrifikim krahasuar me metodën tjetër akull krem, është një teknikë që mund të jetë shumë më superiore. Me një metodë të tillë është arritur që embrionet e ngrira të rikthehen në gjendje të shëndetshme.

/Telegrafi/