Site icon Telegrafi

Me banane kundër kokёdhimbjes

Nёse nuk jeni adhurues i madh i kafesё, atёherё pemët janë zgjidhja juaj e vërtetё pёr tё plotësuar sasinë e humbur tё kaliumit.

Ekspertёt thonё se banania, e cila ёshtё mё e pasur me kalium, do t’ju ndihmojё ta harroni kokёdhimbjen. Pёr kёtё arsye, nё mëngjes preferohet tё hahet nga njё banane.

Mungesёn e këtij minerali shumё tё rёndёsishёm, mund po ashtu ta zvogëloni duke konsumuar bizele, qumёsht, avokado, brokoli, patate, kajsi dhe domate, tё cilat janё burime tё pasura tё kaliumit.

Përqendrim mё tё madh tё kaliumit përmban instant-kafeja nё formё pluhuri – rreth 5% ёshtё e pёrbёrё nga ky element kimik. Kjo do tё thotë se kafeja e përgatitur me dy lugё instant-kafe, ёshtё burim plotësisht i mjaftueshëm i kaliumit.

Megjithatё, mjekёt preferojnë qё tё kihet kujdes, pasi qё nuk ka asgjë mё tё keqe se sa çrregullimi i elektroliteve.

Exit mobile version