Telegrafi

Me anë të Google Maps, shkëmbinjtë mund të shihen edhe në formë vertikale

Ky është fillimi i pamjeve vertikale në Google Maps, që shfrytëzuesit mund t’i shohin përmes klikimit për disa herë në fotografi.

Pamjet janë bërë në bashkëpunim me ngjitës profesionistë, të cilët kanë ndihmuar që të kapen këndet më të mira të cilat shihen nga sytë e atyre që ndodhen në maje të shkëmbinjve, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se cili është destinacioni i radhës që Google do ta zgjedh për ta sjell në këtë mënyrë. /Telegrafi/