Para disa ditësh, në këtë shtet u ndalua përdorimi i ueb-faqes Reddit. Ndërsa mbrëmjen e të hënës, Rusia mbylli të gjithë faqen Wikipedia, pasi zbuloi një artikull që shfaqte “udhëzime” se si të kultivojmë hashashin.
Meqë Wikipedia përdor HTTPS në ueb-faqen e saj, ashtu si Reddit, qeveria ruse është në gjendje të censurojë një faqe të vetme që përmban informacione të pakëndshme.
Wikipedia modifikoi menjëherë artikullin dhe tani ueb-faqja është i aksesueshëm në Rusi. Megjithatë, përdoruesit rusë të internetit tregojnë se përveç titullit, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar tek artikulli.