Ka përfunduar takimi në mes të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, Komitetit Olimpik, Ministrisë së Sportit si dhe asaj të Shëndetësisë, ku u diskutua për rikthimin e aktiviteteve sportive e në veçanti futbollit.
KosovaPress mëson se pas këtij takimi nuk është vendosur asnjë datë, përpos që është sqaruar në detaje kërkesa e FFK-së për rifillimin e Superligës.
Ministria e Shëndetësisë në lehtësimin e masave ka paraparë që aktivitetet sportive të rikthehen më fazën e tretë (1 qershor), gjë që nuk është pëlqyer aspak nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kujtojmë që aktivitetet sportive vazhdojnë të jenë të pezulluara tash e dy muaj për shkak të pandemisë me Coronavirus.