Cristiano Ronaldo u largua nga qendra stërvitore e Carrington pas rikthimit te Manchester United për herë të parë këtë verë.
Që nga fillimi i verës, Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi dhe të luajë diku tjetër në Ligën e Kampionëve pasi dështoi ta bëjë këtë me Djajtë e Kuq.
Portugezi nuk u paraqit në stërvitje dhe nuk kaloi fazën përgatitore me klubin, gjë që bënë të gjithë lojtarët e mbetur te Man United.
Sot ai u shfaq për herë të parë në qendrën stërvitore dhe pritej të merrnim informacion për të ardhmen e tij.
Ronaldo mbërriti në Carrington i shoqëruar nga menaxheri Jorge Mendes, ndërsa United ftoi emrin e tyre më të madh në histori, Sir Alex Ferguson, ish-trajnerin, mendimin e të cilit Ronaldo e respekton më shumë.
Man United priste që trajneri i famshëm të mund ta bindte Ronaldon të qëndronte.
Megjithatë, mediat angleze raportojnë sonte se Ronaldo nuk ka ndryshuar qëndrim. Vendimi i tij është i qartë, ai nuk dëshiron të luajë për Man United dhe po kërkon të shesë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, klubi i tha Ronaldos në fytyrë se nuk është në shitje dhe se nuk do ta shesin këtë verë. Kështu palët erdhëm në një situatë shumë të tensionuar, zgjidhjen e së cilës ende do të marr kohë.
Cristiano Ronaldo still wants to leave Man United despite crunch talks 🚨 pic.twitter.com/Cz3t6Z0mGO
— Mail Sport (@MailSport) July 26, 2022
Menaxheri Jorge Mendes u përpoq ta shiste futbollistin e tij te Bayern Munich dhe Chelsea, por mori dy refuzime të dhimbshme.
“Adresa” e radhës është Atletico Madrid, por ai transferim mund të ndalet nga tifozët e klubit madrilen, me të cilët nuk ka pasur marrëdhënie të mira që nga koha kur luante te Real Madrid, por edhe te Juventusi. /Telegrafi/