Telegrafi

Mbyllet stinori vjeshtor, Blendi Shkëmbi: Nëse ka mundësi do të përforcohemi

Drenica ka marrë tre pikë në saje të një goli të realizuar në kohën shtesë në xhiron e 15 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Drenicakët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin mitrovicas, “Riza Lushta”, fusha e së cilës nuk u mundësoi të zhvillojnë lojë të mirë skuadrave.

Lexo po ashtu Drenica fiton në kohën shtesë ndaj Lirisë (Foto)

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, tha pas ndeshjes se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë.

“Pavarësisht golit në fund, bënë një paraqite të mirë. E dija se do të kishim shumë vështirësi pasi që ne stërvitemi në fushë me bari sintetik kurse sot fusha këtu ishte shumë e dëmtuar. Jam i kënaqur me dëshirën më luftën pasi që për gjëra të tjera këtu nuk mund të kërkosh. Patën një mundësi që mund të kishim shënuar ne. Futbolli e ka kështu. Në fund ndoshta duhet të ishim të kujdesshëm, por futbollit të dënon ndonjëherë edhe në sekondën e fundit nëse nuk je i përqendruar”, tha Bledi Shkëmbi pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

Ai e vlerësoi edhe stinorin vjeshtor duke pohuar se nuk mund të thotë se prizrenasit e përfunduan me rezultate të dobëta.

“Stinorin vjeshtor do ta quaja mirë, as shumë mirë as shumë keq. Të shohim se çka do të bëjmë me kryesinë e klubit. Të shohim të përforcohemi nëse ka mundësi, të marrim lojtarë që na duhet në mënyrë që fazën tjetër të bëjmë akoma më mirë”, potencoi Bledi Shkëmbi.