Ligue 1 ka mbyllur sezonin 2023/24, ku janë vendosur të gjitha verdiktet, me Monaco dhe Brest që i bashkohen PSG-në në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lille përmes eliminatoreve do të tentojë të futet në garën më të madhe për klube.
PSG siç pritej fitoi ndaj Metz si mysafir me rezultat 2-0 me golat e Carlos Soler dhe Kang-In Lee, duke e mbyllur kampionatin me 76 pikë.
Monaco fitoi 5-0 me golat e Wissam den Yedder, Thillo Krehrer, Mohamed Camara dhe Eliesse Ben Seghir, duke e siguruar vendin e dytë.
Lille në anën tjetër në një ndeshje të vështirë ndaj Nice ka lëshuar tri pikë nga duart, pasi në fund ishin duke triumfuar me rezultat 2-1, por pësuan gol në shtesë për 2-2.
Hakon Arnar Haraldsson dhe Benjamin Andre i shënuan golat, ndërsa në të dytin të fitores asistoi Edon Zhegrova. Por Jordan Lotomba ka shënuar për ta rrëzuar Lillen nga vendi i tretë.
Brest do të luajë në Ligës së Kampionëve pas fitores si mysafir i Toulouses.
⌚ Fin du match | C’est terminé au Stadium et les Brestois s’imposent avec la manière face à Toulouse !!!#TFCSB29 0⃣-3⃣ pic.twitter.com/zDaquluWXC
— Stade Brestois 29 (@SB29) May 19, 2024
Nice, Lens dhe Lyon kanë siguruar po ashtu nga një vend në garat evropiane.
Nga Ligue 1 do të largohen Clermonti i Elbasan Rashanit, por edhe Lorienti dhe Metzi. /Telegrafi/