Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë: Zvicra shkon në pushim me epërsi ndaj Francës

Foto: uefa.com

Zvicra ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Francës në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2020.

Pas vetëm dy minutash lojë, Les Blues rrezikuan me anë të Antoine Griezmannit që harkoi te Raphael Varane, mirëpo goditja e tij me kokë ishte e pasaktë.

Por, në minutën e 15-të, Zvicra përfitoi nga një huti e Francës, duke kaluar në epërsi me anë të Haris Seferovic, që u asistua nga Stefa Zuber.

Foto: uefa.com

Franca më pas mori kontrollin e lojës, e një rast i mirë për ta ishte kur Kylian Mbappe (27’) goditi nga gjuajtja e lirë, por u bllokua.

Një tjetër rast për Francën ishte edhe në minutën e 29-të, kur Adrien Rabiot hyri në zonë, por dështoi t’i gjente bashkëlojtarët.

Foto: uefa.com

Zvicra më pas tentoi të dilte përpara me kundërsulme, por bënë pasime të gabuar.

Në 45 minutat e dytë, Franca me gjasë do t kërkojë të barazoi shifrat, derisa Helvetikët do të tentojnë sërish t’i zënë në befasi. /Telegrafi/