Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze e filloi mjaftë furishëm takimin, duke bërë që në start presion mbi Citizens.
Mundi i madh i tyre u shpërblye pas vetëm 15 minutash, duke shënuar golin e parë.
LE CAPITAINE TOUJOURS PRESENT, TOUJOURS LÀ QUAND IL FAUT, @marquinhos_m5 !!#PSGMCI | #UCL pic.twitter.com/pVTaQbpYka
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 28, 2021
Ishte Angel di Maria që harkoi për mrekulli në zonë, derisa aty ishte Marquinhos që shënoi me kokë.
City tentoi që të ngjallej nga ky gol i pranuar, derisa shansin më të mirë për ta e kishte Phil Foden, që nuk arriti të mposhtë Keylor Navasin në minutën e 41-të.
45 minutat e dytë me gjasë do të jenë edhe më spektakolar, pasi skuadra angleze do të shpresojë që së paku t’i barazoi shifrat. /Telegrafi/
Marquinhos goal for PSG against Manchester City #Ucl #PSGMCI https://t.co/DOKlzkq686
— Everything Sports (@CompleteSport24) April 28, 2021