Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Polonisë dhe Sllovakisë në Grupin E në kuadër të Euro 2020.
Sllovakët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Robert Mak, që në minutën e 11-të lëshoi një goditje të fortë, mirëpo Wojciech Szczesny bëri pritej të shpejtë.
Por, në minutën e 18-të, Mak bëri sërish presion, duke bërë që portieri i Juventusit të fuste topin në portën e tij, derisa Sllovakia kaloi në epërsi.
What a goal from Robert Mak. Nutmegs the double team and beats the keeper near post shessshhh #EURO2020 https://t.co/UKTDPr16nb
— FUT Stephen A (@FutStephenA) June 14, 2021
Maviej Rybus (26’) i Polonisë lëshoi më pas një shans të artë, pasi dështoi të shënonte me kokë nga afërsia.
Sllovakia kishte po ashtu një rast të mirë, me Juraj Kucka që lëshoi një goditje jashtë porte.
Deri në fund të 45 minutave të parë, Polonia tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo nuk ia doli shkaku i një mbrojtje të ngjeshur nga sllovakët. /Telegrafi/