Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë mes Malishevës dhe Buducnostit në kualifikimet për në Ligën e Konferencës

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Malishevës dhe Buducnostit në 1/8 e finales të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrave, ndërsa në këtë mund të ketë ndikuar edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë, pasi ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Malisheva doli përpara me Drilon Hazrollajn, por që skuadra malazeze e ka studiuar shumë mirë lojën e yllit malishevas duke e markuar çdoherë me nga dy lojtarë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Soboëalen, që sa herë pranonte topin, dyfishohej nga lojtarët e Buducnostit.

Edhe skuadra kundërshtare kishte rastet e saja, duke rrezikua me anë të Perisic dhe Ivanovic, por që Veliu ishte i sigurt me pritjet e tij.

Natyrisht se pjesa e dytë do të ketë më shumë raste, pasi të dy skuadrat synojnë të shënojnë golin e fitores dhe në takimin e dytë të jenë më të lehtësuar.

Natyrisht se barazimi nuk do t’i shkonte përshtati Malishevës, pasi ndeshjen e dytë është mysafir. /Telegrafi/