Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Austrisë dhe Maqedonisë në Grupin C në kuadër të Euro 2020.
45 minutat e parë ishin mjaft produktiv, pasi u shënuan dy gola.
Pas vetëm 18 minutash lojë, austriakët shënuan me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer.
Por, maqedonasit nuk u dorëzuan dhe arritën t’i barazonin shifrat në 1-1.
Ishte Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 28-të.
Austriakët filluan më pas të tregoheshin më të kujdesshëm, mirëpo edhe që lëshuan raste shënimi.
Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë së paku edhe një gol, ndërsa në formacionin e Maqedonisë së Veriut janë duke luajtur katër lojtarë si, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Arijan Ademi. /Telegrafi/