Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në mes të Astanës dhe Ballkanit në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Konferencës.
Qysh në minutën e katërt të ndeshjes, kampioni i Kosovës rrezikoi me anë të Almir Kryeziut, por që goditja e tij ishte e plogësht dhe jashtë porte.
Ballkani vazhdoi me një dominim të lehtë ndaj vendasve, duke kërkuar që të kalonte në epërsi.
Në minutën e 33-të, Kryeziu bëri një goditje që e detyroi portierin e Astanës të intervenonte.
Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve pa treguar ndonjë rast të madh për gol.
Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, me dy skuadrat që do të synojnë fitoren. /Telegrafi/