Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë: Llapi po mposhtet thellë nga Brondby

Ka përfunduar pjesa e parë mes Brondbyt dhe Llapit me rezultat 4-0 për vendasit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra daneze e filloi furishëm ndeshjen, ku qysh në minutën e 16-të realizuan për 1-0 me anë të Yuito Suzukit, ndërsa Klaiber ishte asistuesi.

Për 2-0 u përkujdes Ohi Omoijuanfo (21’), me një asistim perfekt nga Sebulonsen.

Tre minuta më vonë, Wass asistoi te Filip Bundgaard që realizoi golin e dytë të Brondbys.

Golin e katër për vendasit e shënoi Noah Nartey, pasi u asistua nga Bischoff në minutën e 40-të.

Llapit do t’i duhet një mrekulli në pjesën e dytë për ta ngushtuar së paku rezultatin, për të synuar që në Podujevë në ndeshjen e kthimit të bëjë diçka. /Telegrafi/