Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë Francë-Poloni, Olivier Giroud thyen rekord

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Francës dhe Polonisë me rezultat 1-0 në Kampionatin Botëror.

Ndeshja nisi me mjaft kujdes nga të dyja ekipet, duke kërkuar të kalonin në epërsi sa më parë.

Ishte minuta e 21-të e takimit, kur polakët rrezikuan me anë të Robert Leewandowskit, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Nëntë minuta më vonë, Gjelat rrezikuan përmes Olivier Giroud, mirëpo edhe gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 38-të, Hugo Lloris bëri një pritje sensacionale, duke i mohuar golin Piotr Zielnskit.

Goli i epërsisë për Francën u shënua në minutën e 44-të, kru Kylian Mbappe asistoi te Giroud, që realizoi për 1-0.

Sulmuesi u bë me këtë gol golashënuesi më i mirë në histori të Francës, duke kaluar Thierry Henryn (51), me 52 gola të shënuara.

Pjesa e dytë duket të jetë edhe më e zjarrtë, me dy ekipet që do të synojnë të shënojnë. /Telegrafi/