Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë e festivalit “Ditët e Shqiptarit” – festivali vazhdon sërish nga data 1 gusht

Festivali “Ditët e shqiptarit” që këtë vit shënoi edicionin e tij debutues, mbrëmë ka mbyllur pjesën e tij të parë.

Pjesa e parë e këtij festivali u hap me datë 25 korrik dhe u mbyll mbrëmjen 28 korrikut.

Për aq ditë sa zgjati pjesë e parë e këtij festivali, “Ditët e Shqiptarit” arriti të behëj një ngjarje kulturore, e cila mblodhi qytetarë e figura të ndryshme nga të gjitha qytetet e Gjakovës shkruan Telegrafi.

Përveç qytetarëve nga Kosova, festivali u bë edhe një pikë referimi edhe për vizitorët të ciët e vizituan Gjakovën për herë të parë.

Ku njëri nga vizitorët tha që pavarësisht që është hera ime e parë që jam në Gjakovë, qyteti më është dukur si një vend shumë mikpritës.

”Unë jam Jack, vi nga Chigago, dhe pavarësisht që kjo është hera ime e parë në Gjakovë, më duhet të them që të gjithë njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe kanë qenë shumë mikpritës, dhe artistët që performuan në festivalin Ditët e Shqiptarit, performonin disa lloje të muzikës, si hip hop, dhe soul, por secili nga ta kishte edhe elementin shqiptar në muzikën e tyre. Më pëlqen shumë ky vend.’‘, porencoi Jack një nga vizitorët e huaj.

Për aq netë sa u zhvillua ky festival, qyteti i Gjakovës arriti të shëndrrohej në një pasqyrë përmes se cilës u shfaq kultura dhe indentiteti shqiptar, që ishte edhe një ndër synimet e organizatorëve të  këtij festivali.


Theksojmë që aktivitetet e shumta që u zhvilluan në fund të javës që lamë pas në kuadër të festivalit “Ditët e Shqiptarit” do të vazhdojnë sërish nga data 1 e deri më 4 gusht./Telegrafi/

Exit mobile version