Drita po zhvillon një ndeshje të mirë përballë gjigantëve suedez Malmos, edhe pse është duke pësuar 2-0.
Drita shumë lehtë ka mundur të shënojë në fillim të takimit, kur rrezikoi me Xhevdet Shabanin dhe Endrit Krasniqin.
Sudezët u futën në lojë dhe arritën të gjenin golin në minutën e 13-të.
Rieks harkoi në zonë ku Strandberg, i shmanget bukur Liridon Lecit dhe shënoi me kokë për 1-0.
Drita u mundua të kthehet në lojë, por nuk ia doli.
Kjo pasi në minutën e 39-të Malmo shënoi edhe golin e dy.
Kapiteni Rosenberg pason bukur për Traustason, që shënon për 2-0.
Drita po luan mjaftë mirë kur përballë ka një kundërshtarë si Malmo që është gjigant i futbollit suedez. /Telegrafi/