Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë: Dortmundi përmbysë rezultatin përballë Atletico Madridi

Borussia Dortmundi është duke fituar 2-0 në shtëpi përballë Atletico Madridi në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin  parë 2-1 në Spanjë.

Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimin perfekt nga Matts Hummels.

Pesë minuta më vonë, Marcel Sabitzer e shërbeu për mrekulli Iaan Maatsen, që shënoi për 2-0.

Me këto dy gola, Dortmundi është në epërsi me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Por, pjesa e dytë me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, ndërsa Dortmundi nuk po tërhiqet ndonëse ka epërsinë. /Telegrafi/