Ka përfunduar pjesa e parë me epërsi 1-0 nga Manchester United ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium, në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Ashtu edhe siç pritej, ndeshja nisi me domimin nga vendasit, që rrezikuan me anë të John Stones – i cili u rrëzua në zonë, por gjyqtari tha se loja duhet vazhduar.
Megjithë sulmet e Man Cityt, Marcus Rashford zuri mbrojtjen e Citizens të vendosur shumë lartë, ndërsa me një asistim të Bruno Fernandes në minutën e tetë, anglezi realizoi për 1-0.
Më pas City shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke synuar të shënonte golin e barazimit, por pa sukses në 45 minutat e parë.
Një rast ë mirë shënimi e lëshoi Phil Foden, kur në minutën e 15-të nuk arriti të mposhtë Andre Onana kur ishte ballë për ballë.
Pas vetëm katër minutash, anglezi i talentuar sërish kishte shans të shënonte, ndërsa sërish nuk ia doli të mposhte portierin kamerunas.
Keep pushing! 💪
🩵 0-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/RLeCCewrgx
— Manchester City (@ManCity) March 3, 2024
Edhe Rodri (34’) tentoi të shënonte në portën e Manchester United, por as ky nuk ia doli të befasontebefasonteqë bëri një pritje fantastike.
Në minutën e 45-të, Foden asistoi te Erling Haaland, po0r sulmuesi norvegjez dështoi ta fuste topin në portën e zbraztë.
City do të shpreojë që në 45 minutat e dytë ta mposhtë rivalin lokal dhe të mbajë Liverpoolin nën presion, pasi është lider aktual në ligë (63 pikë). /Telegrafi/