Është mbyllur pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Manchester United me epërsinë e vendasve 1-0.
Goli erdhi që në minutën e shtatë të takimit.
Një harkim i bukur në zonë nga Renan Lodi gjeti kokën e Joao Felix që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496578309932478471
Një start i fuqishëm i vendasve në këtë takim të vlefshëm për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Në minutën e 34-të, Atletico ka mundur ta shtojë epërsinë, kur Renan Lodi asistoi te Hector Herrera, por ky i fundit nuk ia qëlloi portës.
United provoi me Ronaldon, por goditja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Atletico humbi edhe një rast shumë të mirë, kur Sime Vrsaljko goditi shtyllën me një gjuajtje me kokë.
We lead at HT! See you in 15'. pic.twitter.com/vdzSFOFABX
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 23, 2022
Pjesa e dytë premton edhe më shumë, pasi që Mancehster United nuk do të pajtohen me këtë rezultat. /Telegrafi/