Site icon Telegrafi

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Hamrunit dhe Ballkanit

Foto: Arkiv

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë e duelit të dytë mes Hamrunit dhe Ballkanit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi Ballkanit të cilët rrezikuan në minutën e katërt përmes Bernard Karricës por që ai nuk ia doli të shënojë.

Një tjetër mundësi e mirë për Ballkanin u krijua në minutën e 17-të, kur Almir Kryeziu detyroi portierin vendas Bonello që të intervenojë.

Dominimi i therandasve ishte i plotë gjatë këtyre 45 minutave të para, ndërsa vendasit nuk arritën që të rrezikojnë asnjëherë seriozisht portën e Enea Koliçit.

Mundësia e tyre e vetme gjatë kësaj pjese ishte në minutën e 28-të kur Raphael Lopes gjuajti jashtë portës.

Ballkani nuk u ndal asnjëherë gjatë kësaj pjese dhe gjithmonë ishte në kërkim të golit, ndërsa atë u mundua ta gjejë edhe mesfushori Queven të cilit iu bllokua goditja në minutën e 32-të.

Kujtojmë se ndeshja e parë në ‘Zahir Pajaziti’ kishte përfunduar pa fitues andaj Ballkani pritet ta shtojë edhe më shumë intensitetin në pjesën e dytë për të kërkuar fitoren dhe kualifikimin./Telegrafi/

Exit mobile version