Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e duelit të dytë mes Dritës dhe Breidablik në rrethin e dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas dhjetë minutash lojë, skuadra Gjilani rrezikoi me anë të Almir Ajzerajt, por që goditja e tij u bllokua.
Gjashtë minuta më vonë, Albert Dabiqaj kishte një mundësi të mirë shënimi, mirëpo nuk ia doli ta konkretizonte me gol.
Portieri mysafir ishte shumë i disponuar për lojë, duke bërë disa pritje të njëpasnjëshme të lojtarëve të Dritës.
Si në ndeshjen e parë, edhe në këta 45 minutat e parë – Faton Maloku pati një paraqitje bravuroze, duke bërë disa intervenime të mrekullueshme.
Dy skuadrat kishin raste shënimi, por që asnjëra nga to nuk ia doli t’i shfrytëzonte.
Kujtojmë se Drita e ka fituar 2-1 takimin e parë në Islandë, andaj nuk e ka presionin e lartë për të dalë shumë përpara. /Telegrafi/