Site icon Telegrafi

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Santa Colomas

Foto: Arkiv

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Ballkanit dhe Santa Colomës, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Ballkani e nisi mirë lojën duke mbajtur posedimin e topit dhe duke rrezikuar në disa raste portën e mysafirëve.

Rasti i parë serioz për gol i takoi pikërisht ekipit të Ilir Dajës, të cilët në minutën e shtatë rrezikuan seriozisht me anë të Sunday Adetunjit i cili ballë për ballë portierit dështoi të shënojë.

Iniciativa e Ballkanit vazhdoi edhe më tutje, mirëpo përkundër të gjitha tentimeve ata nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 18-të, Ballkani pati një tjetër rast të mirë shënimi ku sërish në skenë doli Adetunji i cili një krosim në zonë nuk arriti ta konkretizojë në gol duke gjuajtur me kokë jashtë portës.

Mysafirët në anën tjetër gjatë 45 minutave të para patën disa dalje tek porta e Ballkanit, por duke mos e kërcënuar asnjëherë atë seriozisht.

Suharekasit morën një goditje të rëndë në minutën e 36-të kur gjyqtari i takimit Oleksiy Derevinskyi e ndëshkoi me karton të kuq Adetunjin duke i lënë ata me një lojtar më pak në fushë.

Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Ballkani në pjesën e dytë duke ditur se do të luajë me një lojtar më pak./Telegrafi/

Exit mobile version